E Shtune, 24. nentor 2012.

Kriza në Slloveni,qeveria kursen dhe për kutitë e votimit.

TV Scan

Autori: tv scan

Kutitë e votimit prej plastike transparente, që përdoren në Slloveni për procesin zgjedhor në të gjithë nivelet, për shkak të kostove të larta nuk do të përdoren më dhe do të zëvendësohen nga kuti prej kartoni.

Kutitë e votimit prej plastike transparente, që përdoren në Slloveni për procesin zgjedhor në të gjithë nivelet, për shkak të kostove të larta nuk do të përdoren më dhe do të zëvendësohen nga kuti prej kartoni. Vendimi është marrë nga qeveria e Ljubljanës pas një analizë sipas së cilës kutitë prej plastike kanë kosto shumë më të larta krahasuar me ato të kartonit. Vetëm në vitin 2011, kur u zhvilluan zgjedhjet politike të parakohëshme dhe një referendum, I tërë procesi për prodhimin e deri ruajtjen e këtyre kutive kërkoi 55 mijë euro.

Përveç kësaj, u blenë edhe 1 mijë kuti të tjera plastike, pasi një pjesë ishin dëmtuar apo kishin humbur. Në 5 vitet e fundit, që ku përdoren në 7 procese të ndryshme zgjedhore, për kutitë plastike të votimit janë shpenzuar në total 511 mijë euro. Analiza e kryer nga qeveria tregoi se, nëse do të ishin përdorur kutitë prej kartoni, që mund të riciklohen, shifra e mësipërme mund të kishte mjaftuar për të gjitha zgjedhjet që do të zhvillohen në Slloveni përgjatë 90 viteve të ardhshëm. Më shumë mundësi, kutitë e reja prej kartoni mund të përdoren që në 2 Dhjetor, data e balotazhit për zgjedhjet presidenciale. Rreth 7 mijë kutitë prej kartoni që kërkohe, do të kushtonin rreth 6 mijë euro.

pas
  • Kerkim
  • Kerkim i shpejt
Kerko

shembuj:
apartament me qera Tirane
bli shtepi Durres
shes apartament Emri i agjensise

Kendi im

Vetemprona.com

Prona dhe Agjenci Pronash ne nje vend

InfoPoint