E Shtune, 24. nentor 2012.

Pacolli:Bashkimi kombëtar fillon nga ekonomia.

TV Scan

Autori: A.Dhimitri

Bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nis nga ekonomia dhe rritja e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nis nga ekonomia dhe rritja e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Gjatë promovimit të librit me këtë temë, “Bashkimi Kombëtar nis nga ekonomia” në një universitet privat në Tiranë, ish Presidenti i Kosovës dhe aktualisht zv/kryeministër, Behxhet Pacolli, tha se, tregjet e të dyja vendeve në vetvete janë shumë të vogla, por të bashkuara ofrojnë mundësi më të mëdha, duke i përafruar shtetet më pranë integrimit Europian dhe stabilitetit ekonomik. Ish-presidentët shqiptarë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani thanë në fjalën e tyre se, lidhjet ekonomike mes dy vendeve nuk duhet të hasin në barriera artificiale.

Sipas tyre, politika duhet të gjejë zgjidhje për lehtësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.Libri “Bashkimi fillon nga ekonomia” parashtron teza nga akademikë shqiptarë të të gjitha viseve për harmonizim ekonomik që do i paraprijë bashkimit të shqiptarëve nën struktuat europiane.

pas
  • Kerkim
  • Kerkim i shpejt
Kerko

shembuj:
apartament me qera Tirane
bli shtepi Durres
shes apartament Emri i agjensise

Kendi im

Vetemprona.com

Prona dhe Agjenci Pronash ne nje vend

InfoPoint