Delta - MAKE YOUR LIFE STYLISH



Historiku I Kompanise

Delta sh.a fillimet e veta i ka ne vitin 1996 ne qytetin e Elbasanit.
Gjithcka nisi me deshiren per hapjen e nje dyqani modest pllakash dhe paisjesh hidrosanitare dhe ashtu ndodhi.Ky dyqan ushtroi aktivitetin e vet plot dy vjet ne qytetin e Elbasanit.
Fale nje pune shume te mire e nje sherbimi cilesor, aktiviteti i saj fillon e rritet si ne sasi ashtu dhe ne cilesi. Duke patur parasysh kete fakt, ne 1998 nis ndertimi i nje magazine, e shoqeruar gjithashtu dhe nga nje ekspozite moderne e asaj kohe, e pasur ne artikuj te ndryshem per nga cilesia dhe cmimi.
Ndertimi i tyre perfundon brenda vitit 2000.
Gjate kesaj kohe Delta paraqitet denjesisht duke i ofruar klienteles produkte te nje cilesie shume te larte,
fale bashkepunimit me firma nga me prestigjioze te perendimit si:
Hispania Ceramica, Saloni Ceramica, Cera Casa Ceramica, Cerpa SL Ceranica etj, gje qe terhoqi vemendjen e klienteles e solli si rrjedhoje dhe rritjen e menjehershme te saj.
Kjo beri qe Delta te zgjeronte aktivitetin e vet ne Tirane ne vitin 2002 me hapjen e nje ekspozite dhe magazine prane Rr.Jordan Misja.
Ne te u paraqiten produkte te reja dhe nga me cilesore. Kliente te shumte vizituan ekspoziten duke u prezantuar keshtu me nga afer me keto produkte
te reja per ta, me shume kujdes nga stafi i Deltes.
Gjate vitit 2005 aktiviteti i kompanise vazhdon rritjen e vet ne sasine e produkteve, ne cilesine e tyre, ne rritjen e bashkepunimit me kompanite e huaja, duke u prezantuar ne kete menyre ende me dinjitoze ne treg gjithashtu dhe nje konkurente e forte perballe kompanive te tjera.
Rritja e produkteve te ofruara prej saj si dhe sherbimi i ofruar klienteve, beri qe interesimi i tyre ndaj Deltes te rritej edhe me teper.
Kjo beri qe klientet e Deltes te ishin tashme, kryesisht kompani, e firma te medha ndertimi ne Shqiperi, pasi ato zgjodhen qe punimet e tyre te kishin produktet e Deltes per vete cilesine e tyre te larte.
Gjate kesaj kohe kompania vazhdon te rritet, blihet nje truall prej saj me Sip.13000M2 ne Tirane ku se shpejti fillon ndertimi i nje magazine dhe ekspozite te dyte.
Po gjate ketij viti blihet prej saj gjithashtu nje truall me Sip. 20000M2
ne qytetin e Durresit.
Gjate periudhes 2006-2007 Delta nis ndertimin e nje magazine dhe ekspozite ne nje siperfaqe prej 6000 M2 ne qytetin e Durresit, duke shtrire keshtu aktivitetin e saj edhe prane ketij qyteti. Kesaj here duke rritur edhe me teper sasine, llojshmerine dhe cilesine e produkteve si dhe ekskluzivitete te fabrikave lider ne bote si:
Hans Grohe, Geberit, Duravit, Iris Ceramica.
Permiresim te dukshem pati dhe sherbimi ndaj klienteve.
Ne Korrik te 2007-es, Delta shtrin aktivitetin e saj dhe ne fushen e ndertimit, duke u pajisur me lejet perkatese per ndertimin e dy ndertesave me nga 8 kate secila per apartamente banimi.
Aktualisht, aktiviteti i saj vazhdon duke u rritur duke qene se tashme ajo ka ndertuar nje fabrike moderne si per nga ndertimi i saj ashtu dhe nga paisjet e teknologjise se fundit, per prodhimin e Kollave,Grafiato,Bojrave, te nje cilesie shume te larte.


Kontakti

Tirane

Rruga Jordan Misja
Tirane,
Tel:+355 4 231382
Fax:+355 4 223043
E-mail:
info@delta.al
Web:
www.delta.al


Elbasan

Autostrada Elbasan-Metalurgji,
Elbasan
Te.l: +355 54 41950
Fax: +355 54 58991

Durres

Autostrada Tirane-Durres
Km 32,Durres
Tel.: +355 52 37442
Fax: +355 52 37446

 

Share

  • Kerkim
  • Kerkim i shpejt
Kerko

shembuj:
apartament me qera Tirane
bli shtepi Durres
shes apartament Emri i agjensise

Kendi im

Vetemprona.com

Prona dhe Agjenci Pronash ne nje vend

InfoPoint