Rreth Fierit

Mirësevini në Fier! Këtu ju do të gjeni një vend plot histori, bukuri natyrore, plazhe dhe mikpritje.

Qyteti është i njohur për njerëzit e tij punëtorë dhe vitalë, dhe bashkëjetesën në paqe të njerëzëve të origjinave dhe besimeve fetare të ndyshme. Traditat, zakonet, festat, ceremonitë e ndryshme, veshjet, kënget e vallet popullore krijojnë një mundësi shumë të mirë për turizmin kulturor.

Fieri, një nga qendrat më të mëdha urbane në Shqipëri, ndodhet në një pozicion të favorshëm gjeografik, me një trashëgimni të pasur historike, duke përfshirë rrënoja të civilizimeve të lashta si në Apolloni, Bylis, dhe Ardenicë.

I ndodhur në fushën jugperëdimore të Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 795 ha dhe një lartësi mesatare prej 20m mbi nivelin e detit, Fieri ndodhet vetëm 18 km larg detit Adriatik dhe disa prej plazheve më piktoreskë në Shqipëri siç janë plazhi i Semanit, Hidrovorit, Darëzezës, dhe Divjakës. Zona bregdetare ofron gjithashtu disa prej lagunavemë të pasura në vend, të cilat shquhen për varietetet e bimësisë dhe specie të ralla të shpezëve shtegëtarë.

Qyteti ndodhet pranë tre lumenjve, Gjanica, Semani dhe Vjosa, të cilët ofrojnë potencial të madh për gjueti dhe aktivitete të tjera sportive. Ujërat e ketyre lumenjve përdoren për vaditje deh janë një prej faktorëve kryesorë për prodhimin e bollshëm bujqësor në rrethin e Fierit. Qyteti ka një klimë Mesdhetare, me 300 ditë diell në vit, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të thatë e të nxehtë. Afërsia me detin dhe prania e lumenjve influencojnë në krijimin e një klimë të këndëshme.
Pozicioni gjeografik, elementët klimaterikë dhe përbërja gjeologjike e tokës pjellore në Fier krijojnë mundësitë për kultivimin e sukseshëm të produkteve bujqësore si dhe një larmi bimësh e pemësh të tjera. Një traditë e gjatë dhe e pasur në bujqësi në bashkëpunim të ngushtë me teknologjinë dhe vlerat moderne e bën Fierin prodhuesin më të madh të produkteve bujqësore organike dhe natyrale në Shqipëri.

Numri i rezultateve: 2

Tokë Bujqësore Fier, Lushnjë

Për shitje
Sipërfaqja: 0,00
Çmimi: 110.000,00

Tokë Për ndërtim Fier, Fier, Fier (Afer Unazes se Re)

Për shitje
Sipërfaqja: 0,00
Çmimi: 50.000,00
  • Kërkim
  • Kërkim i shpejtë
Kërko

shembuj:
apartament me qera Tiranë 
bli shtëpi Durrës
shes apartament Emri i agjensisë

Ankande publike

Këndi im

Vetemprona.com

Prona dhe Agjenci Pronash ne nje vend

izdelava kABI d.o.o.

Rr. Shkëlqim Fusha
Pall. GBI
1001 Tiranë, Shqipëri
Tel.: +355 (4) 2444024 Mob.: +355 69 2031900
Web: www.vetemprona.com
E-mail: info@vetemprona.com

InfoPoint