The Best Construction

               Rreth Nesh

 

Vizioni i Kompanise

Deri në vitin 2012, "The Best Co" do të arrijë të jetë një nga tre kompanitë më profesionale të ndërtimit dhe zhvillimit të real estate në qytetin e Durrësit dhe një nga njëzetë kompanitë më profesionale në Shqipëri.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Avantazhet

  • Stafi profesional – kyçi i suksesit tonë.
  • Ndërtimi i objekteve cilësore në pozicione të preferueshme nga tregu.
  • Hartimi i projekteve të arkitekturës bashkëkohore dhe të konstruksionit të sigurtë.
  • Ndërtimi me cilësi dhe materiale të standardeve bashkëkohore.
  • Krijimi i partneriteteve afatgjata me përfaqësues seriozë në fushën e ndërtimit, arkitekturës, konstruksionit, pasurive të paluajtshme, legjislacionit, kreditimit.
  • Krijimi i marrëdhënieve korrekte me nën-kontraktuesit tanë.
  • Krijimi i një ambjenti besimi reciprok me klientët tanë.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Historiku

Statusi ligjor

Shoqëria e ndërtimit “Best Konstruksion” është themeluar si një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara, me Vendim Gjykate Nr. 12557, nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, më datë 24 Tetor 1995.
Shoqëria e ndërtimit “The Best Construction” është themeluar si një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara, me Vendim Gjykate Nr. 26709, nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, më datë 21 Nëntor 2001.
Ortak i vetëm i të dy Shoqërive është Z. Agim Xhelilaj.
---------------------------------------------------------------------------------------

Stafi Menaxherial

Agim XHELILAJ – President
Romeo SHERKO – Zv. President
Roland XHELILAJ – Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Kontabilitetit
Përparim DERVISHI – Drejtor i Departamentit të Nën-kontraktimit
Ilirjan METAJ – Drejtor i Departamentit të Marketing
Arban XHEJA – Drejtor i Projekteve
Arben REKA – Koordinator Tekniko-Ekonomik
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Stafi Teknik

K/Ing. Fatmir DUKA, Ing. Zamira MUSTAFARAJ, Ing. Blendi ÇOLLAKU, Ing. Dritan MATAJ,
Ark. Kliton JANO, Ing. Alket KUMARAKU
Teknikë Objekti: Njazi RESULI, Kadri ÇUPI, Fadil VELIA
Stafi Administrativ
Katerina NINI, Ilva THANASI, Albana KARAMETA, Daniela KOÇI, Lorena KETI, Anila LOCI, Olti XOXI, Enkeleida REXHA, Ibrahim SHEME
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Projektet në vazhdim The Best Construction

Shoqëria është në prag të përfundimit të një godine 14 katëshe (EGT-Golden Gate), e cila ndodhet në Rrugën “Skënderbej”. Sipërfaqja totale e ndërtesës është rreth 12,000 m2, nga të cilat rreth 3,700 m2 janë për përdorim tregtar. Në këtë ndërtesë Shoqëria ka mbajtur në pronësi 2,500 m2 në të cilën do të zgjerojë aktivitetet e biznesit të saj.

 

 

Shoqëria është në prag të përfundimit të ndërtimit të
një kompleksi rezidencial (EGT-Residence), e cila ndodhet në zonën periferike më të preferuar të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Sipërfaqja totale e ndërtimit është rreth 40,000 m2. Kompleksi është i përbërë nga ndërtesa 3-4 katëshe me hapësira të mjaftueshme për përdorim shoqëror dhe tregtar.

 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Projektet e përfunduara The Best Construction

Në Dhjetor të vitit 2003, Shoqëria përfundoi ndërtimin e një godine 13 katëshe në Tiranë (EGT-Tower), e cila ndodhet në Rrugën Abdyl Frashëri (pranë zyrës Presidenciale). Sipërfaqja totale e ndërtesës është rreth 10,000 m2, nga të cilat tre katet e para të ambjenteve tregtare zënë një hapësirë prej 2,000 m2.
   
Në Qershor të vitit 2003, Shoqëria përfundoi ndërtimin e dy kullave 14 katëshe (EGT-Twins), 4 katet e para të së cilave janë ambjente tregtare dhe 10 kate janë ambjente banimi. Ndërtesa ndodhet në Rrugën Taulantia, me një hapësirë prej 12,000 m2, nga të cilat 2,400 m2 janë ambjente tregtare.
   Në Shtator të vitit 2007, Shoqëria përfundoi ndërtimin e një godine 12 katëshe (EGT-Business Center), e cila ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit, tek sheshi “Liria”. Sipërfaqja totale e ndërtesës është rreth 10,000 m2, nga të cilat 4,000 m2 janë ambjente tregtare. Në këtë ndërtesë kompania ka në pronësi të saj rreth 1,200 m2, në të cilën do të zgjerojë aktivitetet e biznesit të saj.

----------------------------------------------------------------------------------------
Donacionet

  • 1998, Sponsorizimi i botimit të një libri për fëmijë të M. Konduri.
  • 1999, Sponsorizimi i koncertit "Dita e Verës", organizuar nga Bashkia e qytetit të Durrësit.
  • 2000, Donacion dhënë Bashkisë së qytetit të Durrësit për asfaltimin e rrugës "Taulantia".
  • 2001, Sponsorizimi i botimit për një vit të gazetës së Bashkisë së qytetit të Durrësit, "Ura e Kaltër".
  • 2002, Donacion për pastrimin e mbeturinave inerte nga shtrati i Lumit të Lanës, Tiranë.
  • 2002, Donacion për rikonstruksionin e objektit të shatërvanit në qendrën e qytetit të Durrësit.
  • 2003, Donacion për pastrimin e mbeturinave inerte të shkaktuara nga shembjet e ndërtimeve pa leje në Durrës, në zonën e Vollgës.
  • 2005, Financimi për sistemin e komunikimit në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Durrës (5,000 USD).
  • 2005, Ndihmë financiare për transportin e studentëve me gjëndje jo të mirë ekonomike nga qyteti i Durrësit drejt Tiranës për të ndjekur studimet (4,000 USD).

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Cmime Nderi

  Tetor 2001: Titulli "Nderi i Qytetit", dhënë nga Bashkia e qytetit të Durrësit dhe shoqata "Durrësi", me motivacionin "Për kontributin e shquar dhënë në zhvillimin ekonomik të Durrësit, si dhe vlerat e spikatura profesionale dhe humane në dobi të interesave të qytetit".
  Dhjetor 2002: Certifikatë mirënjohje nga Bashkia e qytetit të Tiranës, me motivacionin "Për kontributin e shquar qytetar dhe material në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës të komunitetit kryeqytetas përmes vënies në dispozicion të burimeve njerëzore dhe mjeteve të kompanisë "THE BEST CO" për pastrimin e mbeturinave inerte, nga shtrati i lumit të Lanës, në dimrin e vitit 2002".
  Shoqata "DURRESI" i akordon Z.Agim XHELILI titullin "Simbol i qytetit të Durrësit" me motivacionin : "Për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, mbështetjen e aktiviteteve në promovimin e historisë dhe kulturës qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale dhe humane".

 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dega Tiranë:

Adresa:
EGT-Tower, Rruga "Abdyl Frashëri",
P. 11/1, Sh. 1, Nr. 14/2
Tel: +355 42 250621
Fax: +355 42 272780
Cel: +355 6820 61113
E-mail:
thebestcotr@thebestco.com.al
Web: www.thebestco.com.al

 

Dega Durrës:

Adresa:
Lagja Nr.1, Rruga "Tregtare",
Tel: +355 52-27293
Fax: +355 52-25311
Cel: +355 6820 36500
E-mail:
thebestcodr@thebestco.com.al
Web:
www.thebestco.com.al

Share

  • Kerkim
  • Kerkim i shpejt
Kerko

shembuj:
apartament me qera Tirane
bli shtepi Durres
shes apartament Emri i agjensise

Kendi im

Vetemprona.com

Prona dhe Agjenci Pronash ne nje vend

InfoPoint